KryesoreLajme

Ministria e Ekonomisë bën thirrje që bizneset të aplikojnë për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje

Ministria e Ekonomisë fton ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të aplikojnë për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Ftojmë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) të aplikojnë për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, me mbështetjen e European Union in Kosovo”, thuhet në ftesën e Qeverrisë, njëherësh njofton se thirrja për fazën e parë është e hapur deri më 31 Janar 2024.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani nga Kopenhagen: Zbatimi paralel i marrëveshjeve me Serbinë, kusht për dialog të besueshëm

Këto janë aplikacionet për pajisjet efiçiente për ngrohje: Pompa termike subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 2,000€, kondicioneri/ klima efiçiente subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 1,000€, kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 2,000€ dhe stufa individuale me biomasë subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 500€.

Në njoftim thuhet se ndërmarrjet në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen me 5% më shumë.

Rruga Press

YouTube player