Lajme

Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Kujtesë për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, në nderim të më shumë se 6 milionë hebrenjve që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Osmani vlerëson se sot kujtohen miliona jetë të pafajshme të humbura në atë që e konsideron si kapitullin më të errët të historisë njerëzore.

Lexo më shumë  Kërkohet një muaj paraburgim për arsimtarin e dyshuar për bashkëpunim me BIA-n

Tutje, e para e vendit thotë se kjo ditë shërben si kujtesë për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne kujtojmë miliona jetë të pafajshme të humbura në një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore. Ai shërben si një kujtesë për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja, paragjykimet dhe fanatizmi” ka shkruar Osmani në platformën X.

Lexo më shumë  Haxhiu fton në takim liderët e partive të martën

Rruga Press

YouTube player