Bota

Raportohet për 174 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Gaza që drejtohet nga Hamasi ka publikuar shifrat e fundit në të cilat thuhet se 174 palestinezë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit nga sulmet izraelite.

Në shifrat e publikuara thuhet se 310 persona kanë mbetur të plagosur nga këto sulme, shkruan TheGuardian.

Sipas shifrave të publikuara, të paktën 26 mijë e 257 palestinezë janë vrarë dhe 64 mijë e 797 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që kanë nisur që nga 7 tetori.

Rruga Press

YouTube player