Bota

Trump dënohet 83 milionë dollarë për shpifje ndaj koluminstes

Donald Trump, i dënuar për shpifje të një kolumnisteje, duhet t’i paguajë asaj 83 milionë dollarë.

Ish-presidenti amerikan është dënuar për shpifje ndaj kolumnistes E. Jean Carroll, së cilës duhet t’i paguajë dëmshpërblim në shumën prej 83.3 milionë dollarëve, gjë që është tetë herë më shumë se sa ajo kërkonte në padinë e saj.

Juria, e cila përbëhej nga shtatë burra dhe dy gra, e dënoi atë për shpifje dhe përçmim të një kolumniste, akuzat e të cilit për përdhunim ai i kishte mohuar më parë, raporton bbc.

Lexo më shumë  Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Juria zbuloi se 77-vjeçari duhet t’i paguajë Carrollit 18.3 milionë dollarë dëmshpërblim – 11 milionë dollarë në financimin e fushatës për të riparuar reputacionin e tij dhe 7.3 milionë dollarë për dëmtimin emocional të shkaktuar nga deklaratat publike të vitit 2019 të Trumpit.

Ky i fundit gjithashtu duhet të paguajë 65 milionë dollarë si dëmshpërblim për sjellje të pahijshme me deklaratat ndaj Carrollit, gjeti juria.

Ata dhanë një shifër tetë herë më të lartë se ajo që Carroll kishte kërkuar në padinë e saj origjinale. Trump ka njoftuar se do të apelojë kundër vendimit të jurisë.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Majin e kaluar, një juri e veçantë federale në Manhattan, New York i dha Carroll një total prej pesë milionë dollarësh si dëmshpërblim, duke përfshirë gati tre milionë dollarë shpifje, pasi zbuloi se Trumpi e sulmoi seksualisht Carrollin dhe më pas për shpifje në vitin 2022 për deklaratat publike që ai bëri duke e përçmuar dhe i mohuar akuzat. 

YouTube player