Ministri Murati ironizon: Me të parë Mërgimin teksa vetëmbrohej, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu u nisën nga fundi i sallës me vrap drejt nesh, që të vetëmbroheshin edhe ata
Ai ka publikuar një fotografi të depuetëve të PDK-së, duke thënë se ajo e shfaq nëse ishte aksion spontan apo i paramenduar.
“Se a ishte rasti i djeshëm vetëm aksion simbolik e spontan i një deputeti, apo veprim i paramenduar e i planifikuar nga PDK, e dëshmon fotoja më poshtë”, ka shkruar sot Murati.
Se kush kë e sulmoi, Murati thotë se qytetarët e kanë parë në video, duke shtuar se shpreson që edhe hetuesia e prokuroria të kenë parë videot e njëjta që panë qytetarët.
Po ashtu, ministri i Financave ironizoi me deklaratat e deputetëve, për të cilët tha se e kanë sulmuar.
“A, nëse i keni dëgjuar mbrëmë analistët nëpër studio dhe deputetët që më sulmuan, edhe mund të krijohet përshtypja se deputetin Lushtaku e sulmuam nga ulësja e qeverisë e ai u vetëmbrojt te ulëset e qeverisë. E me të parë Mërgimin teksa vetëmbrohej, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu u nisën nga fundi i sallës me vrap drejt nesh, që të vetëmbroheshin edhe ata”.
E me të parë Mërgimin teksa vetëmbrohej, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu u nisën nga fundi i sallës me vrap drejt nesh, që të vetëmbroheshin edhe ata”.
Rruga Press