Argument

Dalja e Ramës: Retorikë plot, përgjegjësi aspak

Në daljen e pasdites për media Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk surprizoi askënd. Nuk mbajti asnjë përgjegjësi, sic ka bërë vazhdimisht sa herë ministra e zyrtarë të lartë të tij janë përfshirë në afera korruptive. Rama përsëriti të njëjtin refren me “dallgën e re të drejtësisë” që mund të marrë përpara edhe anëtarët e familjes së tij politike.

Deklarata e tij ishte kryekëput me të njëjtën retorikë si në të shkuarën duke mos shfaqur në asnjë cast asnjë pendesë apo marrje përsipër të përgjegjësisë si kreu i qeverisë. Rama tha se dosja e SPAK kësaj radhe ishte voluminoze dhe se dyshimet e arsyeshme duhen provuar nga gjykata.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Natyrisht që ish-ministri Arben Ahmetaj ka përgjegjësi personale nëse i provohen akuzat e SPAK, por Edi Rama s’mund të fshihet gjithnjë pas gishtit duke iu shmangur barrës që ai ka si kreu i qeverisë.

Arben Ahmetaj nuk është një rast i izoluar. Ministra, deputetë, kryetarë bashkie e zyrtarë të tjerë të lartë janë prapa hekurave. Si mund të mendohet që vetëm ata kanë faj dhe Edi Rama që i përzgjodhi e gradoi nëpër ofiqe publike është krejt i pastër. /Lapsi.al

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Rruga Press

YouTube player