Lajme

Haxhiu përkujton “Epopenë e Dukagjinit”: Përpjekja për liri as nuk rrethohet, as nuk ndalet, e as nuk thyhet

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë e para 28 vjetësh Gllogjani u rrethua që të shuhet një vatër e rezistencës.

Por ajo ka thënë se ndodhi e kundërta nga rezistenca e familjes Haradinaj.

“Para 28 viteve Gllogjani u rrethua që të shuhet një vatër e rezistencës tonë, por ndodhi pikërisht e kundërta. Familja Haradinaj me luftëtarët tjerë të lirisë e çanë rrethimin dhe dëshmuan se përpjekja për liri as nuk rrethohet, as nuk ndalet e as nuk thyhet”, ka thënë Haxhiu pas homazheve që ka bërë në Gllogjan me rastin e “Epopesë së Dukagjinit”.

Lexo më shumë  Kurti i jep përkrahje filmit: Sukses historik, “Dua” përfaqëson Kosovën në Kanë!

Haxhiu ka thënë se nderojnë sakrificën e Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj dhe kontributin e secilit ushtarë dhe secilës ushtare të UÇK-së.

“I falënderohemi me përulësi secilit dhe secilës ushtarë të lirisë që me kontributin e tyre e çliruan vendin tonë dhe bënë që ne sot të jetojmë në shtet të lirë dhe të pavarur”, ka thënë Haxhiu.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shqipëria “pa busull” përballë plakjes së popullsisë, mungojnë të dhënat dhe projeksionet
YouTube player