KryesoreLajme

Ministri Maqedonci priti në takim lamtumirës atasheun e Mbrojtjes së Kroacisë në Kosovë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në një takim lamtumirës atasheun e Mbrojtjes së Kroacisë në Kosovë, kolonel Stjepan Domjancic, së bashku me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Danijela Barisic.

Me këtë rast, ministri e falënderoi kolonel Domjancic për shërbimin dhe kontributin e tij në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, si dhe në forcimin e bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Kroacisë.

Lexo më shumë  Kufiri i çmimit të naftës në paketën e re të sanksioneve të BE-së shënon pavarësinë nga G7

Ai i uroi suksese kolonelit Domjancic në detyrën dhe misionin e ri.

Kujtojmë që Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

YouTube player