Lajme

Ministri Konjufca takon ambasadorin irlandez, Ragnar Almqvist: Presidenca e Irlandës në BE do të mbështesë agjendën evropiane të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një takim miqësor me Ambasadorin jorezident të Irlandës për Republikën e Kosovës, Sh. T. Ragnar Almqvist.

Në takim, Ambasadori Almqvist e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin dhe shprehu mbështetjen e vendit të tij për aspiratat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, veçanërisht për avancimin e saj në Bashkimin Evropian dhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ai theksoi gjithashtu se gjatë presidencës së ardhshme në Bashkimin Evropian, vendi i tij do të mbështesë përparimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Lexo më shumë  OECD: Shqipëria e fundit në rajon për internetin. Paguajmë më shtrenjtë se fqinjët, por marrim shërbimin 3 herë më të ngadaltë

Bashkëbisedimi u përqendrua edhe në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Diaspora protestë në Bruksel, aktivistja: Shqiptarët nuk ndalen deri në rrëzimin e Ramës