Lajme

Ministri i jashtëm i Rusisë vizitë dy ditore në Serbi në datën 6 qershor

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të zhvillojë një vizitë dyditore në Serbi më 6 dhe 7 qershor.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, shkruan B92 të premten.

Zaharova ka thënë se Lavrov në Beograd do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

Lexo më shumë  Kurti takohet me bordin e Dhomës Ekonomike Zvicër-Kosovë: Zvicra, një ndër investitorët kryesorë në Kosovë me 1.1 miliard euro investime

“Lavrov do ta vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor. Ai planifikon të takohet me presidentin, ministrin e Punëve të Jashtme, kryetarin e Kuvendit Kombëtar dhe Patriarkun serb”, tha Zaharova në një konferencë për media.

Ftesa e Serbisë ndaj Lavrovit për vizitë në Beograd dhe refuzimi i shtetit serb për t’i vënë sanksione Rusisë në kohën kur ajo po vazhdon luftën e saj në Ukrainë, është parë si një vendim i gabuar nga ana e diplomatëve të huaj.

Lexo më shumë  Konjufca takon ambasadorin Szunyog, diskutojnë për harmonizimin e ligjeve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *