Bota

Ministri francez i Mbrojtjes: Një ‘forcë e reagimit të shpejtë’ evropian mund të krijohet që në vitin 2025

Ministri francez i Mbrojtjes thotë se një forcë e reagimit të shpejtë evropiane, të cilës i u referua presidenti mmanuel Macron të enjten, dhe e dedikuar për operacione të tilla si largimi i shtetasve nga vendet në krizë mund të krijohet që në fillim të vitit të ardhshëm.

“Kjo është një çështje e rëndësishme dhe për të cilën shpresoj se mund të kemi një rezultat që në fillim të vitit të ardhshëm nëse përgjigjemi në masë të madhe dhe shumë shpejt ,” tha Sébastien Lecorny në një intervistë me mediat franceze.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Ministri e arsyetoi këtë program, duke thënë se ka “shumë kriza që nuk janë në kompetencën e NATO-s dhe në të cilat Franca shpesh kryen operacione e vetme”. Ai përmendi shembullin e largimit të shtetasve të vitit të kaluar nga Sudani, shkruan abcnews.al.“Kemi kryer një operacion në Khartoum, kemi evakuuar 1080 (njerëz të kombësive të ndryshme), 1000 njerëz, 200 francezë ose (…) 250 nëse më kujtohet mirë, në të cilin kemi krijuar një transport të madh ajror me A400M, me anije. Doli se Franca (…) ishte praktikisht e vetme ”, shpjegoi ai.

Lexo më shumë  Borrell: Në Gaza ka uri të plotë, po përparon drejt jugut

Rruga Press

YouTube player