Lajme

Garuesit e FSK-së zënë dy vendet e para në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt.

Tashmë janë shpallur fituesit e kësaj gare, ku ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Sead Veseli, zuri vendin e parë.

Ndërsa, në vendin e dytë të kësaj gare është zgjedhur po ashtu ushtari i FSK-së, Lavdim Ibishi.

  • Garuesi ndërkombëtar vendi i tretë: Zorjan Marjanoviq.
  • Garuesi ndërkombëtar vendi i dytë: Salame Madallahe.
  • Garuesi ndërkombëtar vendi i parë: Muhamed Jusuf Ahmed.
  • Garuesi i FSK-së vendi i tretë ushtar: Endrit Shartolli
  • Garuesi i FSK-së vendi i dytë ushtar: Lavdim Ibishi
  • Garuesi i FSK-së vendi i parë ushtar: Sead Veseli

Rruga Press

YouTube player