Bota

E implikuar në transferimin e armëve, anija e sanksionuar ruse ankorohet në Kinë

Një anije ruse mallrash e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe e implikuar në transferimin e armëve të Koresë së Veriut në Rusi është ankoruar në Kinë. Kështu ka raportuar Reuters, teksa ka publikuar disa imazhe satelitore, ndërsa shqetësimet e SHBA rriten për mbështetjen e Pekinit për luftën e Moskës në Ukrainë.

Biden nënshkroi paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Raketat me rreze të gjatë veprimi Atacms tashmë janë dërguar në Kiev, por Kremlini është përgjigjur: “Ato nuk do ta ndryshojnë konfliktin”.

Lexo më shumë  Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

Kujtojmë se Papa Françesku bëri thirrje dje për armëpushim në Ukrainë, por dhe në Lindjen e Mesme. “Negociatat janë më të mira se luftërat e pafundme”, thotë Papa. Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se do të vizitojë Kinën muajin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ria Novosti.

Rruga Press

YouTube player