Lajme

Mbahet për herë të parë në Kosovë tryeza rajonale për partneritetet publiko-private

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA, ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private.

Siç ka njoftuar ministria në fjalë, kjo tryezë shërbeu si platformë e diskutimeve ndërmjet politikebërësve, përfaqësuesve të institucioneve financiare dhe ekspertëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Turqia.

“Pjesë e kësaj tryeze ishin Zv. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Avni Zogiani, Drejtori i Departamentit Qendror të PPP Arton Ahmeti, Drejtori i Planifikimit në Departamentin e Koncesioneve në ATRAKO- Shqipëri Besart Buza, Asistent Drejtori në Agjencinë e Investimeve në Malin e Zi Andrej Lakic, Drejtori i Qendrës së PPP në Stamboll Dr. Eyüp Vural Aydin, si dhe ekspertët nga SIGMA”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kurti pret në zyrë ambasadorët e QUINT-it

Përgjatë dy ditëve të konferencës, përfaqësuesit e shteteve të pranishme kanë ndarë eksperiencat, sfidat dhe rekomandimet e tyre për zbatimin efektiv të modelit të PPP në rajon.

Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan sektorët më të përshtatshëm për zbatimin e projekteve të llojit PPP dhe hartuan disa rekomandime për zhvillimin e këtyre projekteve në të ardhmen.

Rruga Press

YouTube player