Lajme

Mini-Shengeni një Jugosferë e re? Harxhi: Tre musketarët po përpiqen ta fshehin korrupsionin e tyre

Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edit Harxhi ka reaguar sot pasi u mbajt Forumi Ekonomik në Shkup, ku u diskutua për Mini-Shegenin, ku nga sot do të quhet “Open Ballkan”.

Në këtë forum nuk po merr pjesë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa lidhur me këtë ka reaguar ish zëvendësministrja e Shqipërisë, Edit Harxhi, duke thënë se tre musketarët Rama, Vuçiq dhe Zaev po mundohen t’i tregojnë muskujt duke mbajtur takime të shpeshta për Mini-Shengenin.

Lexo më shumë  Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

“Tre musketarët Rama, Vuçiq dhe Zaev po përpiqen të tregojnë muskujt e tyre SHBA-së dhe BE-së me takimet e tyre të shpeshta dhe Mini-Shengen. Ata mendojnë se e fshehin korrupsionin e tyre duke marrë një rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor. A e dinë ata që Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi janë kundër saj? Një Jugosferë e re??”, shkruan Harxhi në Twitter.

Lexo më shumë  Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *