Lajme

Minatori humbi jetën, arrestohet administratori i minierës në Martanesh

Policia ka arrestuar administratori e minierës në Martanesh ku një ditë më parë humbi jetën një minator 29-vjeç dhe u plagos rëndë një tjetër.

“Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në fshatin Thekën, Martanesh, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi A. P., 29 vjeç dhe u dëmtua rëndë shtetasi H. B., 40 vjeç, të dy vagonistë në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:

Lexo më shumë  “Serbia nuk i sanksionon rusët dhe vazhdon linjën nacionaliste ndaj Kosovës”, Martens kërkon distancim nga Beogradi

Komisariati i Policisë Bulqizë arrestoi në flagrancë shtetasin G. P., 38 vjeç, banues në Bulqizë, me detyra administrator dhe brigadier në subjektin minerar.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galëri është shembur një masiv gurësh, i cili ka zënë këta 2 shtetas. 40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Lexo më shumë  Pensionistët në Durrës mbeten duarbosh, sepse nuk ka para

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Rruga Press

YouTube player