Lajme

Haxhiu: Aksionet në veri përpjekje për të shtrirë sovranitetin, ndërkombëtarët të na përkrahin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar përkrahje nga ndërkombëtarët në aksionet që sipas saj, kanë për qëllim shtrirjen e sovranitetit dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit.

Pas reagimeve të ndërkombëtarëve në lidhje me aksionet e fundit në veri të vendit, Haxhiu ka thënë se aksione të tilla kanë për synim mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.

Ajo ka thënë se për ta bërë këtë, duhet angazhim dhe përkrahje edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Ka thënë se veprimet ilegale nuk do të lejohen.

“Me thënë të drejtën në kemi përcjellë natyrisht me vëmendje të gjitha zhvillimet të cilat kanë ndodhur si përpjekje për të shtrirë sovranitetin dhe integritetin territorial në veriun e vendit. Ka pasur edhe dje një veprim institucional nga ana e institucioneve përgjegjëse me qëllim të zbatimit të ligjit dhe zbatimit të rregullores nga ana e BQK-së””, wshtw shprehur Haxhiu. 

Ajo ka theksuar se si Qeveri e mbështesin secilin aksion i cili është i ligjshëm. 

Lexo më shumë  Rektori “kopjac” Artan Hoxha ngre në revoltë pedagogët në Tiranë. Protestë kundër plagjiaturës para Rektoratit të UT-së

“Prandaj edhe besoj që edhe miqtë e partnerët tanë, aksionet të cilat janë në përputhje me legjislacionin në fuqi që kanë për qëllim shtrirjen e rendit ligjit më çdo pjesë të territorit të Kosovës, duhet që t’i mbështesin dhe të na ndihmojnë në këtë përpjekje. Sigurisht që ne në vazhdimësi kemi komunikime me partnerët tanë dhe sigurisht që ne si Qeveri e Kosovës do të angazhohemi që përditë në veriun e vendit tonë të këtë rend e rregull, të këtë veprim të ligjit të institucioneve dhe jo veprime ilegale sepse ju e keni parë që ato assesi nuk do të tolerohen”, ka thënë Haxhiu pas përfundimit të akademisë përkujtimore në 25-vjetorin e masakrës së Burgut të Dubravës, raporton EO.

Aksioni i institucioneve tw Kosovws për mbylljen e gjashtë institucioneve financiare serbe që vepronin ilegalisht në veri, u kritikua nga ndërkombëtarët.

Pas aksionit Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur i zhgënjyer me qeverinë e Kosovës.

Edhe Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj operacionit të policisë së Kosovës ndaj ndërtesave të Bankës Postare Kursimore të Serbisë në veri të vendit, duke e quajtur këtë si dëshmi se Kosova “u jep prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët”.

Lexo më shumë  Përurohet Shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren, Kurti: Shërbimi i ri shpëton jetë dhe ulë listën e pritjes

Autoritetet në Kosovë kryen të hënën një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe.

Aksioni në veri të Kosovës u krye pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, sikurse njësia e inteligjencës financiare dhe Banka Qendrore.

Aksionin policor në veri, zyrtarë të lartë serbë e quajtën vazhdimësi të përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për t’ua vështirësuar jetesën serbëve në veri.

Sipas rregullores së BQK-së, që u miratua në shkurt të këtij viti, valuta me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme është vetëm euroja.

Rruga Press

YouTube player