Bota

Mik i Putinit, Abramovich përpiqet të shpëtojë pronat në Londër. Ja lëvizja e fundit e oligarkut rus

Roman Abramovich po shet pronat e tij prej 200 milionë paund në Londër brenda disa ditësh për të shmangur ngrirjen e aseteve të tij në rast se ai sanksionohet nga Britania, u raportua mbrëmë.

E ardhmja e oligarkut miliarder si pronar i klubit të futbollit Chelsea dhe si banor i Londrës u vu në dyshim pasi një deputet i tha parlamentit se ai po shqyrtonte ofertat për rezidencën në Kensington dhe apartamentin buzë lumit.

Abramovich do të marrë oferta për klubin ‘këtë javë’ në mes të presionit në rritje që miliarderi të tërhiqet pasi u pa si aleat i Vladimir Putin.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

55-vjeçari, i cili thuhet se ka një pasuri prej 12 miliardë paundë, njoftoi synimin e tij për ta lënë administrimin e klubit në duart e të besuarve të Fondacionit Chelsea javën e kaluar – dy ditë pasi forcat ruse nisën një operacion të plotë për pushtimin e Ukrainës.

Tani Abramovich thuhet se po kërkon të shesë rezidencën e tij me 15 dhoma gjumi në Kensington Palace Gardens, me vlerë më shumë se 150 milionë paundë, dhe një apartament trekatëshe në Chelsea Waterfront, me vlerë rreth 22 milionë paundë.

Deputeti laburist Chris Bryant ka bërë thirrje që ndaj Abramovich të vendosen sanksione, duke pretenduar se ai tashmë po shet asetet e tij.

“Abramoviç, është i frikësuar nga sanksionimi, prandaj ai do të shesë shtëpinë e tij dhe një apartament nesër,” tha zoti Bryant në Dhomën e Komunave.

Bryant shtoi se ai kishte ‘ankth’ se vonesa në shënjestrimin zyrtar të Abramovich dhe futja në listën e “zezë” mund të nënkuptojë se miliarderi ‘do të ketë shitur gjithçka deri në momentin që ne të arrijmë të vendosim sanksionet’.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *