Meta shtrëngon politikën e privatësisë

Miliona përdorues të aplikacioneve të Metas, përfshirë Facebookun dhe Instagramin, do të marrin njoftime për politikën e përditësuar të privatësisë, raportoi BBC.

Meta thotë se ndryshimet janë krijuar për ta bërë më të lehtë për të kuptuar se si përdoret informacioni i klientëve.

Kompania është kritikuar më parë nga rregullatorët dhe aktivistët për përdorimin e të dhënave të përdoruesve.

WhatsAppi dhe disa aplikacione të tjera nuk mbulohen nga përditësimi.

Kontroll mbi postimet

Meta thotë se ndryshimet nuk do ta lejojnë atë të “mbledhë, përdorë ose ndajë të dhënat tuaja”.

Kompania gjithashtu po përditëson kushtet e saj të shërbimit.

Michel Protti, shefi i privatësisë së Metës, tha në një postim se donte “të shpjegonte më mirë se çfarë pritet nga ne dhe nga ata që përdorin platformat tona”.

Ai tha se kjo do të përfshijë atë se kur kompania mund të çaktivizojë ose mbyllë llogaritë, dhe detaje shtesë rreth asaj që ndodh kur një llogari fshihet.

Përdoruesit nuk kanë nevojë të bëjnë asgjë në përgjigje të përditësimeve të politikave për të vazhduar përdorimin e produkteve Meta, por kompania thotë se njerëzit që nuk duan të pranojnë ndryshimet “janë të lirë të largohen nga shërbimet tona”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Reforma e re e ligjit në Britani – Si do të dënohen shoferët që do shkaktojnë aksidente fatale

Leave a Reply

Your email address will not be published.