OBSH: Përhapja e lisë së majmunëve mund të jetë “maja e ajsbergut”

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se 200 raste të lisë së majmunëve të identifuara gjatë javëve të fundit jashtë vendeve ku virusi qarkullon zakonisht mund të jenë vetëm fillimi, shkruan The Guardian.

“Ne nuk e dimë nëse po shohim vetëm majën e ajsbergut ose nëse ka shumë raste të tjera që nuk janë zbuluar ende në komunitete,” tha Sylvie Briand, shefja e parandalimit të epidemisë dhe pandemisë e OBSH-së,  në një konferencë të premtën.

Që kur Mbretëria e Bashkuar raportoi për herë të parë të infektuarin e parë më linë e majmunëve më 7 maj, rreth 200 raste janë raportuar në vende larg shteteve ku virusi është endemik.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë tha të premten se 98 raste ishin konfirmuar atje deri më tani, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar aktualisht 90 raste të verifikuara. Portugalia ndërkohë ka regjistruar 74 raste të konfirmuara, raporton abcnews.al.

“Ne jemi ende në fillimin e kësaj ngjarjeje,” u tha Briand përfaqësuesve që morën pjesë në Asamblenë Botërore të Shëndetit në Gjenevë.

“Ne e dimë se do të kemi më shumë raste në ditët në vijim”, tha ajo, por theksoi se nuk ka nevojë për panik. “Kjo nuk është një sëmundje për të cilën duhet të shqetësohet publiku i gjerë. Nuk është Covid apo sëmundje të tjera që përhapen shpejt.”

Lija e majmunëve nuk është e rëndë si sëmundje dhe ka një nivel vdekshmërie 3-6%. Shumica e njerëzve shërohen brenda tre deri në katër javëve. Simptomat fillestare përfshijnë temperaturë të lartë, nyje limfatike të fryra dhe skuqje të ngjashme me linë e dhenve.

Briand tha se ekspertët po përpiqen të përcaktojnë se çfarë e kishte nxitur këtë “situatë të pazakontë”.

Ajo tha se hetimet paraprake nuk tregonin se virusi që shkakton linë e majmunëve kishte ndryshuar ose pësuar mutacion.

Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.