BallinaLajme

Meta nuk dekreton buxhetin faktik, ligji hyn në fuqi në heshtje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk dekreton ligjin “Për Buxhetin Faktit të vitit 2019”, duke e lënë atë që të hyjë në fuqi në heshtje.

Përmes një deklarate zyrtare, Meta thekson se, “nga shqyrtimi i përmbajtjes së këtij ligji, në raport me dokumente dhe të dhëna të tjera zyrtare mbi zbatimin e buxhetit të shtetit (2019), veçanërisht konstatimet nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi zbatimin e tij, Presidenti i Republikës, sjell në vëmendje të Kuvendit, qeverisë, si dhe vë në dijeni edhe qytetarët mbi disa problematika të theksuara, që lidhen me planifikimin dhe zbatimin buxhetor”.

Në kushtet kur bëhet fjalë për një ligj që miraton buxhetin faktik, si dhe duke pasur në konsideratë sjelljen vijuese të Kuvendit ndaj çështjeve kaq delikate, kthimi i këtij ligji për rishqyrtim në Kuvend, sipas Ilir Metës, nuk do të përbënte ndonjë ndryshim thelbësor.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Për këtë arsye, Presidenti i Republikës ka vlerësuar ta lërë në heshtje këtë ligj, por duke kërkuar vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për të marrë masa.

Në deklaratën zyrtare thuhet se, Presidenti i Republikës, fton Këshillin e Ministrave dhe Kuvendin e Shqipërisë të reflektojnë mbi disa mangësi në realizimin e treguesve fiskalë.

“Raporti i buxhetit faktik tregon mosrealizimin e treguesve fiskalë të buxhetit të vitit 2019, për shkak të mungesës në vazhdimësi të një planifikimi joreal të të ardhurave publike dhe, për rrjedhojë, edhe të shpenzimeve buxhetore…

…Ka raportime të ndryshme të nivelit të deficitit buxhetor, të detyrimeve të prapambetura dhe të borxhit publik, ndërmjet buxhetit faktik dhe raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit…

Sipas raportit të KLSH-së, raportimi i zërave në pasqyrën e konsoliduar të treguesve fiskalë, vijon të mbetet formal, duke mos reflektuar saktë dhe në mënyrë të plotë nivelin real të shpenzimeve buxhetore dhe, për pasojë, edhe deficiti vjetor, i cili sipas KLSH-së, bazuar në një vlerësim të kujdesshëm, për vitin 2019, arrin në 2.27% të PBB-se

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Niveli më i lartë i deficitit buxhetor është në shkelje të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë për vitin 2019”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar gjithashtu veprime në kundërshtim me ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, shkruan Meta.

Sipas tij, ka disa veprime jo në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, ka mangësi në zbatimin e sistemeve të kontrollit në sistemin e thesarit si dhe nënvizon faktin se në buxhetin faktik nuk raportohet mbi gjetjet e KLSH-së në lidhje me dëmet e shkaktuara në buxhetin e shtetit dhe efektshmërinë e kompanive publike…

YouTube player