BallinaLajme

Kushtetuesja/ Yuri Kim ngre tonet: Mjaft më me lojëra, ka ardhur koha

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka bërë thirrje palave politike që ti japin fundi lojërave për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë për VOA, Kim ka thënë se njerëzit s’duhet të presin zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Sipas kryediplomates së SHBA në Tiranë, shqiptarët s’duhet të presin deri sa BE të marrë vendimin për çeljen e negociatave për të patur “sundimin e ligjit në vend”.

Yuri Kim: “Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojra”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon liderë evropianë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian
YouTube player