Lajme

Mësimi në shkolla, qeveria e Kosovës pritet të marrë vendimin pas shtimit të rasteve me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar që masat anti COVID të vazhdojnë të jenë në fuqi derisa të bjerë numri i rasteve.

Qeveria e Kosovës pritet që të marrë vendimin lidhur me vitin e ri shkollor lidhur me faktin nëse mësimi do të zhvillohet me prezencën në shkolla apo online.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë për Telegrafin se beson që fillimi i vitit të ri shkollor do të shtyhet edhe për pak kohë.

Të enjten përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur edhe detaje nga takimi i fundit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me rekomandimet e fundit nga IKSHPK-ja.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

“Në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave. Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e rradhës së Qeverisë”, shkruan Nagavci.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Ndryshe, në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, është paraparë që para 13 shtatorit të rivlerësohej edhe njëherë gjendja me pandeminë, në mënyrë që të arrihet në një përfundim nëse duhet ose jo të fillojë mësimi me prezencë fizike në shkolla.

MASHTI po ashtu ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe janë të gatshme katër skenarë për këtë vit shkollorë në kushte pandemie.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *