Lajme

Mediat serbe, jehonë deklaratës skandaloze të Baton Haxhiut

Një grup gazetarësh shqiptarë, analistësh apo njerëz të lidhur me politikën po shërbejnë së fundmi që Kosova të ketë destabilitet dhe shtetforimi i saj të jetë një problem i vazhdueshëm. Në një kohë që në të gjithë botën po lobohet fort që Kosova të njihet si shtet i pavarur, ku Perëndimi është investuar më fuqishëm se kurrë që edhe vendet e tjera përveç Serbisë të pranojnë Prishtinën si shtet me simbolet dhe me hartën e saj, ky grup i madh pro-serb vazhdon të mbështesë fuqishëm presidentin Aleksandër Vuçiçin.

“Lideri” i këtij grupi është “spiuni” i Beogradit Baton Haxhiu, i cili ka bërë së fundmi një deklaratë skandaloze. Ai ka paralajmëruar se qeveria e Kosovës “do gjak” dhe se kjo pa nevojë e komplikon jetën politike në të ardhmen. Reagimi i tij ka bërë jehonë në mediat serbe.

Është “Blic” që e ka pasqyruar këtë sulm të tij ndaj shqiptarëve, Kosovës dhe lidershipit kosovar. Baton Haxhiu shprehet se në anën tjetër, me gjakun që po kërkon Prishtina, qeveria në Serbi do të jetë gati të përgjigjet. Haxhiu thotë se bashkësia ndërkombëtare po përpiqet t’i japë fund “farsës”, i cili shprehet se fajtore kryesore është Kosova. “Ajo që është më tragjike është se brenda farsës kërkojnë edhe një Mon Balaj të ri në jetën tonë dhe kjo po shihet prej avionit. Gjaku nuk na duhet sepse çdo gjak e vështirëson jetën politike në të ardhmen, armiqëson më shumë njerëzit. Fatkeqësia është se kjo qeveri po do gjak, dhe kur e ka përballë një qeveri në Serbi e cila është e gatshme për atë gjak, prandaj e kemi bashkësinë ndërkombëtare që po thotë lëreni farsën sepse ne jemi për të përfunduar procesin dhe ti je kundër saj”, ka thënë Haxhiu.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Baton Haxhiu “agjent serb”

Gazeta “Sot” e raportoi pak javë më parë se analisti dhe këshilltari mediatik i kryeministrit Rama, Baton Haxhiu është agjent i Beogradit në Tiranë. Këtë tezë në mes të tensioneve në veri e vërtetoi Dushan Janiç. Ai tha së fundmi se informacionet për Kosovën, Beogradi zyrtar i ka marr nga Baton Haxhiu. Madje ata citojnë edhe portalin që Baton Haxhiu ka në pronësi në Shqipëri, “Albania Post”, si një portal informimi për serbët se çfarë ndodh me ndikimin e tyre në Kosovë dhe Shqipëri.

Analisti flet me siguri dhe më fjalë miqësore duke pranuar se Baton Haxhiu është me një fjalë spiuni i tyre për shqiptarët. Kjo vërteton dhe urrejtjen e tij ndaj lidershipit kosovar. Baton Haxhiu flet me gjuhën e Vuçiçit. Ky i fundit tha se po vjen situata më e vështirë në Kosovë dhe kjo falë veprimeve provokuese dhe sjelljes tmerrësisht të papërgjegjshme të Albin Kurtit. Edhe Baton Haxhiu i mëshon shpesh kësaj teze. Ai jo vetëm që kritikon qeverinë e Albin Kurtit si fajtore për tensionet në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të gjithë shqiptarë u kundërshtuan nga serbët lokalë, por shkoi deri aty sa paralajmëroi se shqiptarët duan “gjak”.

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

Kurti të vetmen gjë që bëri ishte zbatimi i Kushtetutës dhe çdo veprim u bë në përputhje të ligjit, pasi edhe ndërkombëtarët i njohën zgjedhjet, strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale, të udhëhequra në prapaskenë nga Vuçiç, sulmuan policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Çfarë mesazhesh kërkon që të japë Baton Haxhiu në momente të tilla, ku çështja Kosovë-Serbi është shumë e ndjeshme pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin vazhdon ta përmendë shpesh Prishtinën?/Gazeta Sot.com.al

Rruga Press

YouTube player