KryesoreLajme

Kongresmeni amerikan çmonton argumentët me të cilët DASH-i po i bën presion Kosovës

Kongresmeni amerikan republikan Keith Self, i kërkon llogari Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Douglas Jones lidhur me qëndrimin e DASH-it në lidhje me zgjedhjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

Ai me argumente që vijnë nga realiteti amerikan, zhbën retorikën e mbajtur si parimore të DASH-it ndaj qeverisë së Kosovës. Ai bën të qartë që zgjedhjet kanë qenë të rregullta, që bojkotimi i zgjedhjeve dhe dalja e ulët ndodh dhe në SHBA dhe nuk shqetëson askënd dhe që është e pamundur të nxirret Serbia nga obita ruse e influencës.

Më poshtë keni diskutimin e përkthyer:

Kongresmeni Keith Self: Zgjedhjet janë mbajtur, mbajtur korrektësisht e njerëzit që fitojnë zgjedhjet marrin detyrën, pse kërkoni që të ribëhen zgjedhje?

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Douglas Jones: Plani për zgjedhje të reja, i referohet zgjedhjeve në Kosovë, që janë bojkotuar serbët e Kosovës. Ne e kemi njohur që kryetarët e komunave janë zgjedhur nga zgjedhje të rregullta. Gjithsesi ato nuk kanë mundur të ekzekujtojnë plotësisht detyrat e tyre dhe gjithashtu tentimi i tyre për të shkuar në zyrë ka çuar tek dhuna.

Lexo më shumë  Sukses historik i Deçiqit, katër skuadra shqiptare në Champions

Self: Pikërisht kjo është pyetja ime, kryetarët e zgjedhur ligjërisht, po tentojnë të bëjnë detyrën e tyre, të shkojnë në ndërtesën komunale, dhe ne po mbështesim një rizgjedhje, në vend që të mbështesim këto kryetarë që vijnë nga zgjedhje të rregullta. Pse?

Jones: Kryetarët, si pasojë e bojkotit, u votuan nga përqindje e vogël qytetarësh.

Self: Kjo ndodh gjith kohës në SHBA. Ne kemi zgjedhje lokale ku votojnë veç 10% e qytetarëve, dhe ne nuk e kondërshtojmë këtë realitet me argumentin e daljes së ulët të zgjedhësve.

Jones: Por ka çuar në një pjesë të madhe të qytetarëve të ndihen të privuar nga e drejta e votës, me dëshirën e tyre. Ato duan të votojnë, pasi dhe po i nxisim. Mendoj se kjo do rezultojë në një proçes më stabil dhe një udhëheqje më përfaqësuese.

Lexo më shumë  Sveçla pas mbylljes së njësive të Bankës Kursimore në veri: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë

Self: Problemi i vërtetë që shoh unë, është që Departamenti i Shtetit po tenton të largojë Serbinë nga orbita ruse. Ju po ndërhyni në zgjedhje që kanë qenë të rregullta, po i mbivendoseni njerëzve që janë zgjedhur sipas rregullave, e po tentoni të impononi vetën në një problematikë mijëvjeçare dhe ju po kundërshtoni zgjedhje të ekzekutuara më së miri. Ju nuk do ta nxirrni Serbinë jashtë orbitës ruse.

Rruga Press

YouTube player