Lajme

Gjykata e Lartë: Pronat e Ervis Martinaj dhe familjarëve mbeten të sekuestruara

Gjykata e Lartë ka vendosur që pronat e Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij të mbeten të sekuestruara.

Ndër pronat e sekuestruara janë prona, sipërfaqe trualli, llogari bankare, automjete, aksione kompanish etj. Të gjitha këto arrijnë vlerën e mbi 10 milionë eurove, raporton Euronews Albania.

Pronat u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO dhe Apelit të Posaçëm.

Lexo më shumë  Qeveria e Ramës po i kryen punët e jashtme të Serbisë

Gjykata e Lartë nuk e pranoi rekursin e paraqitur përmes avokatit nga i zhdukuri, njëherazi dhe i shumëkërkuari i SPAK.

Rekursi është paraqitur dhe nga familjarët e tij, babai, nëna dhe bashkëshortja.

Rruga Press

YouTube player