Lajme

Më 14 qershor, në Gjakovë mblidhen qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë

Në këtë ditë, përkujtohen të rënët e kësaj treve që dhanë jetën në luftën për çlirimin e Kosovës.

Por, përveç kësaj, ky do të jetë takimi i nëntë i përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Mbajtjen e mbledhjes së përbashkët, e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti, gjatë një bisede me gazetarë në margjina të konferencës “Diaspora Flet”.

Prej 11 janarit 2014, kur për herë të parë nisi ky bashkëpunim, janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.

Disa prej tyre janë realizuar por ka shumë që kanë mbetur vetëm në letër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *