Lajme

Mbyllja e shkollave!Aktivistët në protestë:S’ka ngrohje, ministrja bën meteorologen

Në shenjë revolte për mbylljen e shkollave dhe mungesës së ngrohjes, aktivistët e Qëndresës Qytetare dolën ditën e sotme në protestë përballë Ministrisë së Arsimit. Protesta e cili nis si thirrje për qytetarët që të sillnin përballë Ministrisë ngrohëset e tyre duke ironizuar dështimin e sistemit arsimor, mblodhi disa qytetarë.

Thirrjet e tyre morën  përgjigje, pasi qytetarët sollën ngrohëse përballë ministrisë. Duke e ironizuar situatën, ata i quajtën ngrohëset e tyre si 3D.

Lexo më shumë  Elshani: S’përjashtojmë asnjë incident në veri, Banjska e ka ndryshuar situatën

Aktivistët së bashku me qytetarët shprehën revoltën për vendimin që u mor nga Ministria për mbylljen e shkollave. Sipas tyre, gjendja në shkollat në të gjitha qarqet e vendit është në gjendje të mjerueshme. Migen Qiraxhi, përfaqësues i kësaj qendre, tha për mediat se vendimi është marrë pasi shkollat vuajnë nga mungesa e ngrohjeve. Ai theksoi se duhet shtuar presioni i prindërve e mësuesve ndaj institucionit arsimor, në mënyrë që të ketë përmirësim të situatës.

Protesta u organizua pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për mbylljen e shkollave për 3 ditë për shkak të motit të keq. Sipas ministrisë, temperaturat priten të jenë nën minus e për këtë kanë vendosur që të lejojnë një nga prindërit që të qëndrojë në shtëpi me fëmijën e mitur.

Rruga Press

YouTube player