Sport

Igli Tare vihet në lëvizje, Bajrami në krye të listës

Merkato e Lazios është duke u zhbllokuar fal largimeve të Vavro dhe Muriqit. Sipas Il Messaggero, Tare është i bindur se brenda të martës do të mund të largojë të dy lojtarët, të paktën në formë huazimi.

Gjithnjë sipas mediave italiane, Nedim Bajrami mbetet një prioritet për Igli Taren, një lojtar me shumë potencial i cili është kthyer në formën e tij më të mirë duke dhuruar paraqitje fantastike.

Tare pritet të futet personalisht në negociata për të bindur drejtuesit e Empolit, të cilët me sa duket nuk dëshirojnë të heqin dorë nga Bajrami, të paktën jo tani, teksa kartoni i tij po pëson rritje të menjëhershme.

Rruga Press

YouTube player