Bota

Italia voton sot Presidentin i ri/Pas ikjes së Berlusconit, Draghi më i avantazhuari

Sot në mesditë pritet të nisë raundi i parë i votimit për Presidentin e ri të Italisë, ku pas tërheqjes së Silvio Berlusconit, emri më i spikatur për momentin mbetet ai i Kryeministrit Mario Draghi. Sipas ekspertëve, rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të shkaktojë një pasiguri të madhe në skenën politike vendase, sidomos edhe pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Në një proces, i cili pritet të zgjasë disa ditë, më shumë se 1 mijë parlamentarë dhe përfaqësues rajonalë do të mblidhen sot në orën 14:00 për raundin e parë të votimit të fshehtë për të zëvendësuar Presidentin në largim Sergio Mattarella.

Lexo më shumë  Rubio dhe Lavrov takohen në Nju Jork, Ukraina dhe armëpushimi në focus

Sipas ligjit italian, fituesit do t’i duhen të paktën dy të tretat e shumicës në cilindo nga tre raundet e para, me një shumicë absolute të mjaftueshme më pas për të marrë kreun e drejtimit të shtetit. Meqenëse as qendra e djathtë dhe as e qendra e majtë nuk kanë vota të mjaftueshme për të imponuar një kandidat nga kampi i tyre, ka të ngjarë të nevojitet një kompromis për të parandaluar një ngërç.

Udhëheqësit e Lëvizjes 5-Yje dhe të Partisë Demokratike (PD) të qendrës së majtë thanë të dielën se ligjvënësit e tyre do të hedhin vota të zbrazëta, një mënyrë për të luajtur me kohën ndërsa vazhdojnë negociatat ndërpartiake. Berluskoni u tërhoq nga gara të shtunën. Qendra e majtë kishte përjashtuar mbështetjen e ish-Kryeministrit, i cili nuk kishte gjasa të merrte mbështetjen e gjerë të nevojshme tradicionalisht.

Lexo më shumë  Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

Sipas mediave italiane, nëse Draghi do të bëhej kreu i shtetit, do të nevojitej menjëherë një marrëveshje për një Kryeministër tjetër për të siguruar që destabiliteti të mos rrezikojë përpjekjet e Italisë për të marrë rreth 200 miliardë euro (226.80 miliardë dollarë) nga fondet e BE-së për lehtësimin e pandemisë.

Rruga Press

YouTube player