Lajme

Mbështetja për aktivistin Soraldo Nebo në rrugëtimin e tij për Këshillin Bashkiak të Sarandës

Nga Ervin Goci

Mbeshtes mikun tim dhe aktivistin lokal Soraldo Nebo ne rrugetimin e tij per Keshillin Bashkiak te Sarandes!

Miku im, qytetari model, nje prej njerezve me te angazhuar qe une njoh, nje pasuri per Ksamilin dhe Saranden, ka marre nje kthese te rendesishme ne gjithe aktivitetin e tij lokal, duke marre mbi shpatulla pergjegjesine e perfaqesimin per qytetaret e Bashkise Sarande si keshilltar bashkiak.

Kur themi keshilltar bashkiak, kemi parasysh ndonje anonim, ndonje qoke politike, ndonje qe hyn shul per te mbyll ndonje pazar, aq sa vete kandidimi eshte kthyer si damke ne biografi, si njefare cirku mashtrimi, si nje kapriço personale, pa asnje qellim, pa asnje vokacion.

Po te ishin te çliruar subjektet politike nga ethet e vulave, do ta kishin per nder qe te kishin nje kandidat te tille, por regresi i subjekteve te sotem, nuk ka asnje lidhje me progresin qe perpjekja e vazhdueshme shume vjeçare e Soraldos, ka sjelle ne komunitet.

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

Une nuk para i harxhoj fjalet e mira dhe superlativat per kedo, ne gjithe kete rrjet megallomanesh, delirantesh, dhe inflacion fjalesh, duhet patur shume kujdes se çfare nxjerr nga goja, ama per kete rast nuk do t’i kursej fare fjalet e mira, mbeshtetjen dhe angazhimin tim me sa kam fuqi qe Soraldo te arrije te zgjidhet ne Keshillin Bashkiak te Sarandes.

Soraldo mund te kacavirrej te ndonje parti, po ai e do fjalen e lire, e do aksionin çliret, do t’u sherbeje vetem qytetareve te Sarandes, nuk ka absolutisht asnje qellim tjeter, dhe per kete i duhet mbeshtetja direkte e qytetareve ne gjithe shtrirjen e Bashkise Sarande.

Tani duhen me njefare presioni kohor firma per te formalizuar kandidaturen e tij, sot per sot firma, neser ne zgjedhje dhe vota.

Po nese per firmen mjafton perkorja e karakterit, kandidimi eshte akt politik dhe do duhet nje platforme qe t’ua paraqese qytetareve.

Kjo eshte valuta ne zgjedhje.

Platforma.

Le t’i japim nje dore kesaj shperfaqjeje xhenuine demokracie, me vone t’i kerkojme platforme dhe zgjidhje.

Sa nga ju qe ndajme kete komunitet jetojne apo kane te drejte vote ne Sarande?

Sa nga ju marrin persiper qe ta hapin fjalen, te kontaktojne njerez, te aferm, te njohur, qe mund te votojne ne Sarande, qe ta mbeshtesin me nje firme?

Do ta beni kaq?

Ju premtoj se eshte nje mbeshtetje qe nuk do pendohemi.

Po deshet me shkruani mua, ose Soraldos direkt qe ta ndihmoni me mbledhjen e firmave. Kjo do shtoje kurajon e tij dhe shume te tjereve qe mesa di kane marre iniciativa te ngjashme.

Do t’i mbeshtesim dhe ata!

Keshillat Bashkiake nuk jane bunkera elektorale, ato jane pasuri e qytetareve!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *