Lajme

Mbështet njohjen e Kosovës dhe integrimet euroatlantike/ BIA e Vulinit i qepet pas politikanit serb

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka njoftuar se është intervistuar nga Agjencia Informative e Sigurisë së Serbisë (BIA).

Ai ka theksuar se shkak i intervistimit ishte mbështetja e tij për Kosovën në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, si dhe pajtimi për bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Bogdanoviq gjithashtu është shprehur se supozon se do të arrestohet në Serbi nëse vazhdon me politikën e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke avokuar për integrimin e tyre në NATO.

Lexo më shumë  Murati: Nga 1 korriku 2027 rritet koeficienti i pagave në sektorin publik

“Tema e bisedës ishte mbështetja ime për Kosovën në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, pajtimit për bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Unë supozoj se do të arrestohem në Serbi nëse vazhdoj me politikën e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe duke avokuar për integrimin e tyre euroatlantik dhe anëtarësimin në NATO”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se i është paraqitur se aktivitetet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, ndërsa ai e ka kundërshtuar duke theksuar se nuk po shkel Kushtetutën e Kosovës.

Lexo më shumë  Letra nga burgu/ Veliaj: Rama më kërcënoi, dorëzo bashkinë te Arbër Hajdari ose do bësh 100 vjet burg

Rrzga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *