Lajme

Kamberi: 24 vjet më parë politika fashiste e Millosheviqit kapitulloi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës duke e quajtur si dita e fitores së lirisë “mbi fashizmin”, derisa thotë se 24 vjet më parë politika fashiste e Millosheviqit ka kapitulluar.

“Përpjekja shekullore, sakrifica dhe lufta e pandërprerë e popullit shqiptar për liri, demokraci e barazi, për Kosovën shtet të pavarur, aspiratë e përkrahur nga miqtë e partnerët strategjik të NATO-s, u kurorëzua me fushatën 78 ditëshe të sulmeve ajrore ndaj regjimit fashist të Beogradit”, ka shkruar Kamberi.

Lexo më shumë  Përfundon pa marrëveshje takimi për dinarin, Bislimi: Nuk pres takime të tjera për këtë temë

Kamberi ka thënë se luftën e fituam me NATO-n, derisa ende jemi “në përpjekje të realizimit të porosisë së presidentit Clinton që “Paqen ta fitojmë vet”.

“As 24 vjet pas dëbimit nga Kosova, në Beograd nuk ka ndryshuar narracioni për Kosovën e as aspirata kolonialiste se Kosova është “tokë serbe”.  Politika zyrtare dhe disponimi i përgjithshëm akoma po ushqehet nga mitet mesjetare duke shpërfaqur mungesë totale të realizmit politik”, ka thënë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Lexo më shumë  "Rama shtrëngohet fort me Vuçiqin, por s'e luan prapanicën kur i jep dorën Albin Kurtit"

Tutje ai është shprehur se në situata të tilla roli i partnerëve strategjik perëndimor dhe miqve të NATO-s imponohet i pazëvendësueshëm për definimin e të ardhmes së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *