Antologji Politike

Marshi për në Odën e Gëzimit/ Vaska e gjakut në Ballkan nisi me bullizimin fanatik dhe plumba

Shkruan Millosh Qiriq, përktheu nga anglishtja Rruga Press (Prill, 2012)

Në ditët e përkujtimit të njëzetvjetorit të rrethimit të Sarajevës, Goran Bregoviç i dhuroi një këngë kryetarit të atëhershëm të Serbisë, Boris Tadiç. Që të dy me prejardhje nga ky kryeqytet i Bosnje dhe Hercegovinës. Kënga e Marshit në Drinë është ep lufte i serbëve çetnikë, ndërsa Oda e Gëzimit – vepër e kompozitorit të muzikës klasike gjermane Ludwig van Beethoven.

Bregoviçi u përpoq ta maskonte këngën e njohur serbe të luftës me simfoninë e Beethovenit, për të bashkuar kështu të pabashkueshmen: një këngë çetnike, me himnin e Evropës së unifikuar mbi parimet dhe vlerat e antifashizmit dhe pacifizmit.

Njësoj si Boris Tadiç, i cili po maskonte politikën e tij me integrimet evropiane, Bregoviç me dinakëri mendoi t’i jepte presidentit serb një: Marshim në ritmin e Odës së ‘Gëzimit’. Dhurata që Goran Bregoviç i bëri presidentit, vjen ditën kur ai bujarisht dha dorëheqje nga posti dhe njoftoi se do të kandidonte për zgjedhjet e ardhshme, edhe një herë për president. Duket se mungesa e tmerrshme e shijes së Bregoviçit, e cila është përhapur gjithandej në rajon dhe mbarë globin për dekada të tëra, qe pritur me gëzim në kabinetin e presidentit në largim (e ardhje) e dukej se do të bëhej emblema zanore për fushatën e Tadiçit.

‘Marshimi në Drinë’ daton që nga Lufta e Parë Botërore. Më vonë u përvetësua dhe u abusua nga çetnikët, fashistët dhe huliganët e asortimanit të gjërë, që mbipopulluan Serbinë përgjatë shekullit të kaluar. Në vitin 1992, në referendumin e Millosheviqit prej simboleve shtetërorë, qytetarët zgjodhën këtë ‘Marsh’ për himnin i ri kombëtar të Serbisë, nën histerinë ekstreme të luftërave për Serbinë e madhe.

Sidoqoftë, plani për himnin çetnik dështoi, porse, u perceptua gjerësisht në publik si “një nga këngët më patriotike” të cilën sot, do ta dëgjonit pothuajse në të gjitha ndeshjet e futbollit në Serbi dhe në fallso-Republikën e ashtuquajtur Serbska; kënduar nga huliganët; në Ravna Gora (një malësi ku zhvillohen festimet e lëvizjes çetnike); në festivalin e borive në Guça, në skenën e gjërë të çetnikëve; në tubimet e Partisë Radikale Serbe, dhe organizatave ultra-nacionaliste si: Obraz (Qehrja), Lidhja Nacionale dhe Dveri (klas. rus. Dera). Gjithashtu mund të dëgjohet në prapavijë tek një numër i madh i pamjeve arkivore nga lufta në Bosnjë-zonat serbe në anën tjetër të lumit Drina; – ku kjo këngë përdorej si sfond për skenat e spastrimit etnik dhe gjenocidit të kryer nga serbët e Bosnjës, forcat vullnetare dhe anëtarët e forcave paramilitare – policore të Millosheviqit. Partia Demokratike ndoshta mendonte se po bënte namin ‘autentik serb’ duke përzier Marshin me Drinën, gjenocidin, fallso-Republikën e ashtuquajtur Serbska, Odën e Gëzimit dhe duke i bërë të gjithat mishmash me konceptin e Bashkimit Evropian.

Shqetësimi dhe turpi i disave prej nesh që ndjejmë për shëmtitë e tilla groteske, që qenë pjesë përbërëse e ‘kulturës’ së kësaj shoqërie për një kohë shumë të gjatë (nëse këto mund të quhen kulturë!), përsëri përfundojnë në të njëjtin vend: me ne të izoluar në dhomat tona, të heshtur. E diku jashtë, në takimet e partisë më të madhe “pro-evropiane”, trumpetistët do të interpretojnë tinguj çetnikësh, si: “Heronjtë”, “Kush thotë, kush gënjen se Serbia është e vogël” dhe “Marshi në Drinë”.

Ndërsa po shkruaja këto fjalë, një grup tifozësh futbolli po parakalonte pranë ambasadës kroate në rrugën Knez Milosh, me ulurima të një kënge të pakuptueshme, përmes një altoparlanti. E tëra që dalloja ishin fjalët: “… kundër ustashëve kroatë…”; dhe “… kundër ballinjëve boshnjakë …”.

Qytetarët e Beogradit i shmangnin sytë nga frika prej vagabondëve ndjellës të urrejtjes, të cilët me siguri ishin akoma foshnje pështjellaku në kohën e luftërave të përgjakshme serbe kundër: ‘ustashëve dhe ballinjëve’. T’i “falënderojmë”: Sllobodan Millosheviqin, Ivica Daçiçin, Vojislav Sheshelin dhe Tomislav Nikoliçin për lindjen dhe rritjen e këtyre brezave. “Të falënderojmë”: Vojislav Koshtunicën dhe Kishën Ortodokse Serbe që iua treguan rrugën e drejtëpërdrejtë në shkatërrimin e jetës sonë të përditshme; dhe Tadiçin që i inkurajoi ata të rriten në mënyrën më të qëndrueshme dhe guximshme për kauzën serbo-çetnike.

“Marshimi në Drinë”, “Kallashnikovi” dhe ikono-muzikat tjera “patriotike” te serbët duhet të izolohen si: simbole të krimeve të luftës dhe të turpit për të gjithë serbët, dhe jo të kultivohen si nusprodhim i një ‘krenarie’ histerike, frenetike, skizofrenike dhe morbide.

March to the Drina

To battle, go forth you heroes,
Go on and don’t regret your lives
Let the Cer see the front, let the Cer hear the guns
and the river Drina’s glory, courage!
And the heroic hand of the father and sons!

Sing, sing, cold water of the Drina,
Remember, and tell of the ones whom fell,
Remember the brave front, full of fire and mighty force
Whom expelled the invaders from our dear river!

Sing, sing, Drina, tell the generations,
How we bravely fought,
The front sang, the battle was fought
Near cold water
Blood was flowing,
Blood was streaming by the Drina… for Freedom!


Ode to Joy

Joy, beautiful spark of the gods
Daughter of Elysium,
We enter, drunk with fire,
Heavenly one, your sanctuary!
Your magic reunites
What custom strictly divided.
All men become brothers,
Where your gentle wing rests.

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *