KryesoreLajme

Ministrja Haxhiu njofton se janë gjetur mbetje mortore në Podujevë. Dyshohet se i përket listës së personave të zhdukur me dhunë nga lufta

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka njoftuar e në varrezat afër Tjegullore në Podujevë janë gjetur mbetje mortore të një individi, të dyshuar se i përket listës së personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.

Haxhiu ka bërë të ditur se ekipet mjeko-ligjore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), me mbështetje nga EULEX dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur (KQPZH), kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore

Lexo më shumë  “Shkelje e barazisë në tendera” në 9 raste, SPAK i komunikon Evis Berberit mbylljen e hetimeve

“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko li.gjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo më shumë  Dosja Balluku/ 11 tendera me shkelje dhe 31 të pandehur nga SPAK! Mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë (EMRAT)

Rruga Press

YouTube player