KryesoreLajme

Marrëveshja me Italinë në Kushtetuese/ Protestuesit: Presim një vendim të drejtë, cenohet sovraniteti i vendit tonë

Gjykata Kushtetuese po shqyrton ditën e sotme kërkesën e një grupi deputetësh të cilët janë shprehur kundër marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Sot kanë ardhur me prova të reja, ndërkohë kujtojmë se të mërkurën e kaluar dhoma e deputetëve në Itali votoi marrëveshjen ndërsa tani pritet që të kalojë dhe në senat. Po mbahet dhe një protestë jashtë gjykatës, të rinj nga Lezha që protestojnë kundër kësaj marrëveshje. Pritet një seancë e gjatë dhe pse me shumë gjasa nuk pritet të ketë ndonjë vendim ditën e

I pyetur se cilat kanë qenë reagimet e faktorit ndërkombëtar, Kello u shpreh se kjo marrëveshje është nënshkruar në 2023 në Romë mes Ramës dhe Meloni dhe se kjo marrëveshje krahasohet me marrëveshjen e Britanisë dhe Ruandës.

Opozita italiane ka kritikuar ashpër jo vetëm shkeljen e të drejtave të njeriut, opozita italiane thekson se kostot për ndërtimin kampeve të reja në Shqipëri janë shumë herë më të larta se ato në ishullin jugor të Italisë ku strehoheshin emigrantët e ardhur nga Afrika. Faktori ndërkombëtar nuk janë shprehur kundër kësaj marrëveshje, kritika ka pasur vetëm Greqia.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Protestuesit u shprehën se shqetësimi kryesor i tyre është se dëmtohet rëndë turizmi në Shëngjin dhe Lezhë, cenon kushtetutën e vendit tonë, diskriminohen emigrantët, prandaj dhe presin një vendim të drejtë nga Kushtetuesja.

-Jam qytetare e Tiranës e shqetësuar për këtë marrëveshje sepse vënë lojë modelin zhvillimor të vendit tonë. Në vend që Shqipëria të përmirësojë situatën e vetë turistike ne vendosim të ndërtojmë një kamp. Më shqetëson dhe aspekti i të drejtave të njeriut se si po trajtohet kjo çështje. Ata nuk mund të trajtohen si mbetje dhe Shqipëria s’mund të trajtohet si landfill. Duhet të ketë më shumë transparencë sepse ky është një interes i madh publik. Pritshmëria nga gjykata kushtetuese është një vendim i drejtë që kjo marrëveshje të pezullohet sepse krijon një precedentë të rrezikshëm.

-Kam përshtypjen se për vendin tonë nuk sjell asgjë të mirë, diskriminon emigrantët, dhe për ne është e rëndësishme kushtetuta jonë duhet të mbrohet dhe të mos cenohet. Toka s’mund ti jepet në shteti tjetër në administrim. Do duhet që Rama tu shërbejë njerëzve që jetojnë në Shqipëri me plot halle dhe probleme, ku 90% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi. Kjo marrëveshje do sjellë pasoja negative në vendin tonë dhe i kërkojmë gjykatës kushtetuese të zbatojë kushtetutën dhe të mos cenohet integriteti territorial.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
YouTube player