ArgumentKryesore

Kryeministri shqiptar me kravatë serbe/ Ali Ahmeti e Talat Xhaferi vishen nga brendi luksoz serb që klient ka edhe Putinin

Dita e djeshme, bashkë me kryeministrin teknik në RMV, Talat Xhaferin, solli edhe një fushatë të supër organizuar marketingu me prezencën e propaganduesve më të fuqishëm në ditet e sotme në territoret shqipfolëse për politikanët e korruptuar dhe oligarkët.

Të pranishëm në kuvend ishin Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Adriatik Kelmendi e Blendi Fevziu, misioni special i të cilëve ishte pompimi në çdo lloj mediumi (emisione televizive, portale e rrjete sociale) zgjedhjen e Xhaferit si sukses politik i padrinos së korrupsionit ndër shqiptar në RMV, Ali Ahmetit.

Talat Xhaferi u votua me 65 vota pro dhe asnjë kundër si kryeministri i qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë një detaj që tërhoqi vëmendjen në paraqitjen e Ali Ahmetit dhe Talat Xhaferit ishte kravata, në të cilën shihej se ishte qendisur shkrimi “Kryeministri shqiptar 28 janar 2024”.

Lexo më shumë  TABELAT/ Ajri, rreziku i padukshëm në Shqipëri

Përveç shkrimit një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen ishte dhe firma që ka prodhuar kravatën, “Marushka”. Brendi “Marushka” është një prodhues serb i mallrave luksoze, që prodhon aksesorë mëndafshi. Ky brend është renditur vazhdimisht si marka më e vlefshme serbe, ku krenaria e tyre është klienti special Vladimir Putin.

Promovuesi i shquar i oligarkut famëkeq Samir Mane, Blendi Fevziu, në ekzaltim e sipër, harroi ta fshehë këtë detaj të rëndësishëm që shpreh simpatinë e Ali Ahmetit e Talat Xhaferit për produket e luksit, e për më tepër ato serbe.

Lexo më shumë  Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE

Më i kujdesshëm është treguar çiraku i Shkëlqim e Blerim Devollit, Adriatik Këlmendi teksa ka bërë maksimumin ta mbulojë etikëtën e firmës serbe.

Ndokush ndoshta mund të ngrejë dhe dyshimin që sugjerimin e porosinë e kravatës e ka bëra Baton Haxhiu, por jo ne.

YouTube player