KryesoreLajme

Kryeministri teknik shqiptar dhe skema propagandistike e Artan Grubit! Buzhala, Fevziu, Haxhiu dhe Kelmendi me VIP trajtim në këmbim të promovimit të eventit?

Të djelën e 28 janarit, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u zgjodh kryeministri teknik Talat Xhaferi.

Ditën e djeshme të pranishëm gjatë votimit në Kuvend, ishin edhe gazetarët e njohur Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Adriatik Kelmendi dhe Berat Buzhalën të cilët shoqëroheshin me makina zyrtare.

Ardhja e propagandistëve të njohur të politikanëve e oligarkëve të Kosovës e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe trajtimi i tyre si VIP-a ka ngjallur kritika në mediat e vendit fqinj.

Lexo më shumë  Mehani: Lushtaku më sulmoi pas ankesave të mia për keqpërdorime milionëshe

Një kronike e përgatitur për PortalX ka thumbuar gazetarët e njohur nga Prishtina dhe Tirana duke ju thënë se: A ju ka pagu BDI-ja me ardhë këtu me bo propaganda?

 “Ju me na kallxu a ju ka pagu BDI-ja me ardhë këtu me bo propagandë, se këtu nuk po i kalon”, ka qenë pyetja e gazetarit Saliu.

Kjo pyetje i ka vënë në sikle propaganduesit saqë Fevziu, promovuesi kryesor i oligarkut Samir Mane është fyer kur e kanë pyetur se a ka marrë pare, a thua se kishte frikë t’i bëhej publik çmimi.

Lexo më shumë  “Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

YouTube player