BallinaLajme

Marrëdhëniet me SHBA-në pas pandemisë së COVID-19, Kina bën lëvizjen që nuk pritej

Ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi ka deklaraur se Pekini është i hapur për të rifilluar marrëdhënien e tij me SHBA.

Marrëdhëniet e dy vendeve janë në një “pikë kritike historike” tha Wang gjatë një takimi me udhëheqësit e biznesit nga Këshilli i Biznesit ShBA-Kinë të hënën e 7 dhjetorit.

“Përparësia kryesore është që dy palët të punojnë së bashku për të hequr të gjitha llojet e ndërprerjeve dhe pengesave dhe për të arritur një tranzicion të qetë në marrëdhëniet Kinë-ShBA”, tha Wang.

Ai shtoi se Kina dhe ShBA-ja duhet të punojnë në atë drejtim që u shërben interesave të përbashkëta të të dy vendeve dhe popujve, në mënyrë që dy palët të mund të rinisin dialogun, të rindërtojnë besimin e ndërsjellë dhe t’i rifusin marrëdhëniet dypalëshe në pistën e duhur.

“Vështirësitë serioze të hasura në marrëdhëniet kino-amerikane në vitet e fundit janë diçka që ne nuk duam ta shohim dhe besoj se është gjithashtu diçka që të gjithë sektorët e komunitetit amerikan, përfshirë komunitetin e biznesit, nuk duan ta shohin”, tha Wang.

Përballë sfidave të mëdha botërore, të tilla si përhapja e COVID-19 dhe recesioni ekonomik, Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën dhe të tregojnë përgjegjësi, vuri në dukje numri një i diplomacisë kineze.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë
YouTube player