BallinaLajme

Takimi i ministrave të jashtëm të BE, negociatat dështojnë sërish. Varhely: Jam i keqardhur

Edhe një tjetër shpresë është thyer në mes për shqiptarët dhe Maqedoninë e Veriut.

Negociatave nuk mundet as këtë herë t’u çelet drita jeshile.

Këtë e ka shkruar komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhely në llogarinë e tij në Tweeter.

“Në takimin virtual të ministrave të jashtën të BE-së, sot. I keqardhur që nuk mund të avanconim me bisedimet për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por unë shpresoj që në një kohë shumë të shkurtër kjo të ndodhë. Kemi nevojë ta thyejmë akullin”, ka shkruar Komisioneri në llogarinë e tij.


Më 30 nëntor edhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të shprehej skeptike në lidhje me negociatat e Shqipërisë për në BE.

Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh këtë vit. Ajo tha se shpreson që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha kancelarja në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.

“Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, tha kancelarja. Ajo ritheksoi edhe njëherë me këtë rast se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Lexo më shumë  Paralajmëron Macron: Evropa mund të vdesë
YouTube player