Bota

Macron: Evropës i duhet ta mbrojë sovranitetin e saj në hapësirë

Evropës i duhet një politikë më e guximshme hapësinore, ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron të mërkurën, duke paralajmëruar se sovraniteti i Evropës është në rrezik nëse bie prapa fuqive rivale në fushë kyçe për teknologji, shkencë dhe konkurrencën ushtarake.

Ai ka thënë se ngjarjet e fundit kanë treguar sa e rëndësishme është aftësia për të monitoruar lëvizjet e trupave nga sateliti – duke iu referuar trupave ruse të mbledhura afër Ukrainës.

Lexo më shumë  Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

“Nuk ka fuqi të plotë ose autonomi pa menaxhuar hapësirën”, ka thënë Macroni.

Evropa ka të dhëna të fuqishme sa i përket satelitëve për telekomunikim apo studime shkencore. Por ka mbetur prapa rivalëve si SHBA-së, Rusisë dhe Kinës në dërgimin e njerëzve në hapësirë, pa qenë e aftë të lëshojë ekipe misioni vetë.

Macroni shtoi se Evropa po mbetet prapa në këtë aspekt edhe nga rivalë më të vegjël si India ose kompanitë private Blue Origin dhe Space X.

Lexo më shumë  ''Mos na i vononi më armët'', Zelensky: Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *