Lajme

2 stuhi njëra pas tjetrës! Këshillat dhe faktet, si do ndikojë ‘Dudley’ në vendin tonë, shi e erë

Sinoptikanët kërkojnë nga qytetarët që të anulojnë udhëtimet jashtë vendit dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Stuhia Dudley pritet të shkaktojë kërdi sot duke u përhapur në të gjithë Europën. Mediat e huaja kanë bërë me dije të gjithë çfarë dihet të dimë lidhur me stuhinë, duke ndarë dhe këshilla për të gjithë qytetarët. Sinoptikanët kërkojnë nga qytetarët që të anulojnë udhëtimet jashtë vendit dhe të qëndrojnë në shtëpi.

KËSHILLAT

-Planifikoni udhëtimet
-Mbani me kujdes dyert e makinave pasi erërat e forta mund të shkaktojnë dëme serioze në menteshat e derës.
-Mendoni se ku mund të parkoni më mirë – Mundohuni të shmangni parkimin poshtë pemëve ose pranë çative.
-Mbërtheni fort timonin – Disa shoferë e përdorin makinën me një dorë, por në rast stuhie, kjo metodë nuk duhet përdorur. Ndaj kapeni fort timonin me të dyja duart.
-Lini më shumë hapësirë me mjetet e tjera dhe uleni shpejtësinë

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Dallimi midis stuhive mashkullore dhe femërore

Një studim i uraganeve amerikane ka hedhur dritë mbi një model alarmues dhe ka shpjeguar se më shumë njerëz vriten nga stuhitë “femra” sesa ata me emra meshkuj. Në mënyrë të pabesueshme, studimi i vitit 2014 shtoi se sa më femëror të jetë emri, aq më shumë njerëz ka të ngjarë të vrasë një stuhi. Studiuesit madje sugjeruan se ndryshimi i emrit të një uragani nga Charley në Eloise mund të trefishonte numrin e viktimave. Ndaj dhe stuhia e ardshme do të jetë më e vështirë për të gjithë, pasi quhet Eunice, emër femëror. Pra më shumë dëme. 

Pse nuk ka stuhi me gërmat Q, U, X, Y dhe Z?

Në përputhje me konventat e emërtimit të Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA-së, stuhitë nuk marrin emra që fillojnë me shkronjat Q, U, X, Y dhe Z. Kjo është për të siguruar qëndrueshmëri për emërtimet zyrtare të stuhive në Atlantikun e Veriut – kjo për të reduktuar konfuzionin për ekspertët e tjerë të motit, kapitenët e detit dhe pilotët. Në Amerikë, kur përdoren të gjithë emrat në alfabetin e stuhisë, konventa e emërtimit ndjek alfabetin grek (Alfa, Beta, Gamma…).

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

Stuhia në Shqipëri

Edhe Shqipëria pritet që të preket nga dy stuhitë. Sot në të gjithë vendin pritet shi dhe erëra të forta. Ndërsa ditën e enjte pritet të kemi përmirësim të kushteve meteorologjike, pasi masat ajrore do të sjellin mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Sa i përket temperaturave ato pritet që të variojnë nga -1 deri 12°C në zonat malore; në zona e ulëta 4 deri 17°C, ndërsa në zona bregdetare 5 deri 17°C. Megjithatë përmirësimi i motit është i përkohshëm deri në stuhinë e radhës. 

Marrë dhe përkthyer nga TheSun.co.uk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *