BotaKryesore

Si po e përdor Rusia sarkazmën si armë në krizën me Ukrainën

“Luftërat në Evropë rrallë fillojnë të mërkurën”. Kështu u përgjigj një diplomat rus për spekulimet nëse Rusia mund ta pushtonte Ukrainën të mërkurën.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtarët e NATO-s paralajmërojnë për luftë potenciale shkatërruese, Rusia nuk po kundërvihet me sarkazmë.

Është një mjet të cilin zyrtarët në Moskë e kanë përdorur gjatë për të nënçmuar rivalët e tyre dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga veprimet që po shihen si kërcënuese për perëndimin ose fqinjët e Rusisë.

Teksa shqetësimet shpërthyen se e mërkura mund të jetë dita kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëron pushtimin e Ukrainës, zyrtarët rusë u tallën.

Lexo më shumë  Sekretari britanik i mbrojtjes, Grant Shapps: Kina po i dërgon armë në Rusi

“Për keqardhjen e shumë mediave perëndimore, lufta sërish dështoi të fillojë”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

Ukrainasit nga ana tjetër po jetojnë në mes të shenjave që tregojnë për pushtim potencial, tash e disa javë, me rreth 150 mijë trupat ruse të grumbulluara në kufi. Rusia ka thënë se po fillon të tërheqë trupat, por zyrtarët në perëndim thonë se nuk ka shenja të asaj që thotë Rusia.

Lexo më shumë  Scholz bën thirrje për thellim të bashkëpunimit ushtarak në Evropë

Ambasadori i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, akuzoi perëndimorët për shpifje. Ai insistoi se nuk do të kishte sulm të mërkurën.

Më pas shtoi: “Luftërat në Evropë rrallë fillojnë të mërkurën”.

Deklarata dukej më e çuditshme. Lufta e Parë Botërore filloi të martën dhe Lufta e Dytë Botërore filloi në Evropë të premten, por historia e luftës në Evropë gjatë shekujve përfshin konflikte që nisën gjatë gjithë javës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *