Sport

Kosova e ka zgjedhur trajnerin e ri. Ademi konfirmon se nuk do të jetë De Biasi

Shumë tifozë janë shqetësuar për vonesat te Kosova për emërimin e trajnerit të ri. Që pas largimit të Challandes, dardanët kanë punuar me slovenin Primoz Gliha si trajner i përkohshëm dhe tani që po afrojnë miqësoret e Marsit duket se po vjen dhe fundi i misterit.

Është vetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi që në një intervistë për mediat në Kosovë ka garantuar se me shumë gjasa javën tjetër do të jetë dhe emri i trajnerit të ri.

Prej kohësh flitej se mund të ishte Gianni De Biasi trajner i dardanëve por numri 1 i futbollit të Kosovës, zbuloi vetëm kombësitë e kandidatëve ku përjashtohet automatikisht De Biasi.

“Është java e fundit, besoj se do ta përfundojmë këtë çështjen e trajnerit. Kemi bërë një komision bashkë me Komitetin Ekzekutiv ku kemi ndarë pesë emrat e fundit të cilët i kemi konsideruar më të mirët për ne. Janë gjermanë, zviceranë, francezë, polakë, belg dhe holandezë”, u shpreh Ademi në intervistën e tij.

Gjithsesi misteri do të përfundojë maksimumi javën tjetër dhe Kosova do të hapë një cikël të ri ku synohet Kampionati Europian i ardhshëm../ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *