Bota

Lufta në Ukrainë në pikë kritike, Stoltenberg: Më shumë armatime të rënda, forcojmë kahun lindor

Ukraina ka nevojë për më shumë armatime të rënda. Kështu tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas një takimi me liderët e Holandës, Danimarkës, Polonisë, Letonisë, Rumanisë dhe Belgjikës.

Në prag të samitit të NATO-s që do mbahet në fund të qershorit në Madrid, Stoltenberg u shpreh se pavarësisht mbështetjes së koordinuar që aleanca i ka dhënë Ukrainës në më shumë se tre muaj luftë, kërkesat e Kievit për më shumë armatime janë rritur javët e fundit, pasi forcat janë në disavantazh kundrejt ushtrise ruse ne lindje të vendit.

Stoltenberg tha gjithashtu se aleanca duhet të rrisë më tej gatishmërinë luftarake dhe të fuqizojë kapacitetet në europën lindore, në vazhdën e agresionit rus. 

Lexo më shumë  Aleatëve u është dhënë një listë specifike e armëve që i duhen Ukrainës për të fituar luftën – thotë Zelensky

“Si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus duhet të fuqizojmë aftësinë tonë për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s. Në samitin e Madridit do të përcaktojmë hapat e radhës dhe do të dakordësohemi për një fuqizim të madh të pozitave tona. Diskutuam për nevojën e një pranie të fortë dhe me gatishmëri të lartë ushtarake në kahun lindor”, u shpreh Stoltenberg.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se Perëndimi nuk e ka mbështetur mjaftueshëm Ukrainën.

“Ne nuk kemi bërë mjaftueshëm për të mbrojtur Ukrainën, për të mbështetur popullin ukrainas, për të mbështetur lirinë dhe sovranitetin e tyre. prandaj ju bëj thirrje të dërgoni më shumë armë dhe artileri në Ukrainë. Ata duhet të mbrohen”, u shpreh Mateusz Morawiecki.

Lexo më shumë  Pakti i Putinit me Ajatollahun, Irani mund të marrë sisteme mbrojtëse dhe avionë rusë për të luftuar me Izraelin

Sakaq, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ritheksoi se do t’i sigurojnë çdo ndihmë të mundshme Ukrainës, por sipas tij e ardhmja e vendit varet nga vetë populli ukrainas. Sipas zyrtarëve të lartë të inteligjencës amerikane lufta në Ukrainë ka mbërritur në një pikë kritike, që pritet të përcaktojë rezultatin afatgjatë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *