Zbulimi shqetësues për variantin Omicron

Ndërkohë që ka pasur një rënie të përgjithshme të rasteve me COViD-19, falë ardhjes së muajve të verës dhe fushatave intensive të vaksinimit, javët e fundit kanë nisur të vijnë lajme shqetësue nga Europa.

Në Holandë, numri i rasteve të varianteve Omicron BA.4 dhe BA.5 u dyfishuan brenda një jave.

Nisur nga kjo ekspertët mendojnë se rritja mund të sinjalizojë një valë të re verore.

Ndërsa me rritjen e numrit të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit përveshën mëngët për të zbuluar pse njerëzit ishin infektuar vazhdimisht me Omicron.

Sipas studimit të fundit të shkencëtarëve nga Imperial College një nga universitetet më të famshme në Londrën, njerëzit që janë infektuar me Omicron nuk kanë imunitet natyral për të mbrojtur trupin.

Hulumtimet e mëparshme për koronavirusin kanë zbuluar se njerëzit e infektuar me koronavirus zhvillojnë një imunitet natyror dhe mbrohen nga sëmundja, por duket se situata është shumë e ndryshme në variantin Omicron.

‘Lajmi është pak i keq’ është shprehur profesor Danny Altmann nga Departamenti i Imunologjisë dhe Inflamacionit të Kolegjit Imperial.

‘Omicron dhe variantet e tij janë duke përparuar. Kjo është arsyeja pse ne jemi të ekspozuar ndaj ri-infeksionit. Varianti jo vetëm që thyen mbrojtjen e vaksinës, por gjithashtu lë shumë pak shenja në sistemin imunitar nga sa prisnim. Në përmbledhje, Omicron është më i fshehtë dhe nën radar se variantet e mëparshme. Ai ‘fluturon’ kështu që sistemi imunitar nuk mund ta kujtojë atë’ është shprehur Altmann.

Për të kuptuar imunitetin e antitrupave, qelizave T dhe B, studiuesit morën mostra gjaku nga punonjësit e kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ishin vaksinuar 3 herë dhe ato që kishin qenë të infektuar me COVID-19.

Varianti Omicron siguroi imunitet ndaj varianteve të mëparshme të koronavirusit si alfa, beta dhe gama tek njerëzit që nuk ishin infektuar më parë dhe kishin 3 dozat e vaksinës anti-covid, por imuniteti i ofruar nuk ishte efektiv për vetë variantit Omicron.

Rezultati nuk ishte i ndryshëm tek njerëzit që ishin të infektuar me COVID-19 në valën e parë të pandemisë pasi dhe më vonë ata u infektuan me variantin Omicron.

Nuk u vu re asnjë rritje e përgjigjes imune tek njerëzit që morën pjesë në studim dhe u riinfektuan me Omciron.

Ekipi hulumtues tha se këto gjetje mund të ndihmojnë në shpjegimin pse ri-infeksionet me Omicron janë kaq të zakonshme dhe kontribuojnë në përpjekjet për zhvillimin e vaksinave.

Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.