Lajme

‘Loja do nisë për pak’, hakerat publikojnë numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë

Faqja “Homeland Justice” e njohur ndryshe si “Drejtësia e Atdheut”, ka bërë sëfundmi publike të dhënat personale dhe numrat e telefonit të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Kjo shpërndarje informacioni është titulluar ‘Loja do nisë për pak’ nga hakerat.

Marrja e informacioneve dyshohet të jetë bërë pas hakërrimit që iu bë në muajin korrik disa prej web-ve të institucioneve shqiptare.

Lexo më shumë  BE-ja zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

Ndërkohë që më herët “Homeland Justice” ka bërë publike edhe e-maile të institucioneve më të rëndësishme shqiptare, përfshirë edhe ato të kryeministrit Edi Rama.

Përveç institucioneve ligjzbatuese shqiptare, për këtë çështje në vendin tonë kanë ardhur dhe specialistë nga FBI-ja amerikane për të hetuar rastin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *