Lajme

Lista Serbe ambasadorit amerikan për Radojiçiqin: Mos bëj akuza kot më kot

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, për nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radojiçiq, se ka lidhje me krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin.

Kjo parti ka hedhur poshtë këtë deklaratë të ambasadorit amerikan, duke kërkuar nga ai të paraqesë prova të qarta për deklaratat e tij dhe jo të bëjë vlerësime “kot më kot”.

“Së pari se është e papranueshme të flitet për cilindo në mënyrë të tillë dhe për akuzat që i ka dhënë ambasadori amerikan kundër nënkryetarit Radojiçiq, nuk është iniciuar asnjë procedurë gjyqësore që dëshmon pretendimet e Hovenierit”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Më tej është thënë se deklarata e Hovenierit është dhënë për të vënë nën presionin Radojiçiqin, Listën Serbe, qytetarët serbë në veri, në situata të tilla si kjo e fundit.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

“Në rastin e zëvendëspresidentit tonë me se duket Prishtina dhe z. Hovenier mendojnë se është e mundur të shpallet dikush fajtor pa vendim të gjykatës. Qytetarët tanë e kanë kuptuar se kjo deklaratë për z. Radojiçiq është bërë për të vënë nën presion z. Radojiçiq, Listën Serbe dhe qytetarët serbë në përgjithësi në veri në momentin kur Prishtina po bën veprime të njëanshme dhe terror ndaj qytetarëve duarthatë. Këto pretendime nuk do të zbehin vendosmërinë për të mbijetuar dhe qëndrimin në këto zona duke respektuar kontributin që z. Radojiçiq ka bërë”, është thënë më tej në reagim.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, derisa ka folur për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, ka rikujtuar pozicionin e SHBA-së për Milan Radojçiqin.

“Më duhet t’u kujtoj njerëzve se, nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara, z. Milan Radoiçiq, është sanksionuar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin, dhe i tregova atij që, ju e dini, pikëpamja e Shteteve të Bashkuara për këtë individ është tashmë e njohur”, ka thënë Hovenier.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Milan Radojçiq, përveç se nënkryetar i partisë së dirigjuar nga presidenti serb Vuçiq, ai konsiderohet si një nga drejtuesit e strukturave kriminale në veri të Kosovës. Aktualisht, Kosova ka lëshuar urdhër arrest për të, ndërkohë që ai gjendet në arrati në Serbi.

Ai dyshohet se më parë ka hedhur granata në drejtim të shtëpive të dy serbëve të cilët ishin bërë pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Radojçiqin e lidhin edhe me vrasjen e politikanit serb në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviç, pasi në një përgjim të disa politikanëve serbë ai përmendet si urdhërdhënës, ndërkaq shteti serb si organizator.

Dyshohet se ai kontrollon kontrabandën në veri të Kosovës, kurse forca përmes të cilës arrin të vendosë kontroll mendohet se i vjen në formë mbështetjeje nga shteti serb.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *