Lajme

Hovenier takon Rakiqin: Ia rikujtova qëndrimin e SHBA-së për reciprocitetin dhe Radoiçiqin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka takuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiqin, njëherazi dhe kryetar i Listës Serbe.

Hovenier ka thënë se ka folur lidhur me ngjarjet e fundit në veri të vendit dhe nevojën për depërshkallëzim.

Ai tha se Rakiqit ia rikujtoi edhe një herë disa qëndrime të SHBA-së.

“Ne folëm për rëndësinë e depërshkallëzimit të disa prej çështjeve. I kujtova disa nga qëndrimet e SHBA-së për disa nga çështjet që përfshijnë masat e reciprocitetit që Qeveria e Kosovës ka dashur t’i vendosë. Nga këndvështrimi ynë janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe janë legjitime. Ne gjithashtu folëm për rëndësinë që të sigurohemi që shqetësimet e komunitetit serb të Kosovës të përfshihen në këto bisedime dhe të jenë një element se si do të vazhdojnë gjërat”, tha Hovenier.

Lexo më shumë  SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase

Hovenier theksoi edhe rëndësinë e takimit të kryeministrit Albin Kurti me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel.

“Ramë dakord për rëndësinë e takimit të Vuçiqit me Kurtin në Bruksel më vonë gjatë këtij muaji dhe ata duhet të shikojnë si të arrijnë t’i depërshkallëzojnë disa nga çështjet”.

Ambasadori ia ka rikujtuar po ashtu pozicionin për Milan Radojçiqin.

“Më duhet t’u kujtoj njerëzve se, nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara, z. Milan Radoiçiq, është sanksionuar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin, dhe i tregova atij që, ju e dini, pikëpamja e Shteteve të Bashkuara për këtë individ është tashmë e njohur”.

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *