Sport

Liga e Kampionëve – Pas pak shorti do të vendosë çiftet çerekfinale

Rruga e 8 skuadrave më të forta të konti nentit do të shtrohet sot në orën 12:00 me shortin që do të mbahet në Nion të Zvicrës. Është shorti i fundit i këtij sezoni dhe në selinë e UEFA-s do të kompletohen katër duelet e çerekfinaleve, por edhe gjysmëfinalet e mundshme.

Kupa do të dorëzohet në “Stade de France”, të Parisit më 28 maj pas spostimit të finales nga Shën Pjetërburgu në Rusi, prej nisjes së konfliktit Moskë-Kiev.

Dominojnë anglezët, por edhe spanjollët me 3 klube secili. Yjet e Italisë jashtë, ashtu si një sezon më parë. Nuk janë më Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, por as Kilian Mbape dhe Erling Haland, ata që pritet të dominojnë skenën e së ardhmes. Por do të jetë e njëjta garë mes yjeve të tjerë.

Lexo më shumë  Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Në skenë është trioja e sulmit të Liverpulit (Salah-ZhotaMane), cilësia teknike dhe dinamizmi i Kevin de Bryjnes, por edhe e shokëve të tij të tjerë të Sitit, tërheqja e senatorëve të Realit të Madridit, konkretësia e Bajernit të Mynihut, frymëzuar nga Robert Levandovski i papërmbajtshëm dhe portieri lider Manuel Nojer.

Pastaj është shkenca e Çelsit të Tomas Tuhelit dhe karakteri i luftëtarëve të Simeones. Nuk duhet harruar as Benfika që të gjithë do të kërkojnë ta kenë në shortin e tyre ideal, ose Vijarealin që shpresojnë të jetë ngopur deri këtu, por kudo cilësia është shumë e lartë.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

RREGULLORJA – Gjithçka është e mundur, përfshirë derbet e anglezëve dhe spanjollëve. Nuk ka më ndarje në vazo, shorti është i lirë dhe do të luhet më 5 dhe 15 prill në një javë, ashtu siç do të ndodhë me gjysmëfinalet, pa atë shtrirjen e gjatë të 1/8-ave.

Dëmtimet apo kalendari i ngjeshur mund t’i ndryshojë dinamikat. Çfarë çmendurie do ishte një Siti-Liverpul që do të luajnë titullin e Premier Ligës edhe në 10 prill në “Etihad”. Por le të lëmë goglat më mirë të flasin…

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *